Sistemi për regjistrimin e bizneseve në Kosovë

Regjistrimi bëhet duke shtypur në linkun Regjistrohu dhe duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pas plotësimit të të dhënave, ju dërgohet një email për konfirmimin e llogarisë tuaj.

Nëse keni llogari të regjistruar në sistem dhe keni harruar fjalëkalimin, atëherë ndërrimi i fjalëkalimit do të bëhet duke shtypur në linkun Keni harruar fjalëkalimin dhe i plotësoni të dhënat e kërkuara në sistem. Pas plotësimit të të dhënave do të ju dërgohet kodi në email, i cili ju mundëson ndërrimin e fjalëkalimit.

Në këtë sistem mund të qasen të gjithë qytetarët që kanë moshën mbi 18 vjet duke shtypur në linkun Regjistrohu, pas konfirmimit të të dhënave për regjistrim në sistem mund të aplikoni për regjistrim të biznesit duke zgjedhur llojin e biznesit dhe plotësuar të dhënat e kërkuara.

- Pronarët e bizneseve të regjistruara në ARBK - po ashtu në sistem mund të regjistrohen të gjithë qytetarët të cilët janë pronarë të bizneseve të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, duke shtypur në linkun Regjistrohu dhe shënuar të dhënat përkatëse që kërkohen për regjistrim. Pas plotësimit dhe konfirmimit të llogarisë kërkohet që të konfirmohet nga ARBK se jeni pronar valid për të pasur qasje në administrimin e të dhënave të biznesit tuaj.

- Përfaqësuesit e autorizuar të bizneseve të regjistruara në ARBK – edhe përfaqësuesit e autorizuar mund të regjistrohen në sistem për të administruar online me kërkesat e biznesit të cilat mund te paraqiten në ARBK. Regjistrimi bëhet duke shtypur në linkun Regjistrohu dhe shënuar të dhënat përkatëse që kërkohen për regjistrim. Pas plotësimit dhe konfirmimit të llogarisë kërkohet që të konfirmohet nga ARBK se jeni pronar valid për të pasur qasje në administrimin e të dhënave të biznesit tuaj.

Përmes sistemit ju mund të aplikoni për regjistrim të biznesit, kërkesa për ndryshim dhe shërbime të tjera. Për të hyrë në sistem ju kërkohet që paraprakisht të keni llogari të konfirmuar në sistem.

Pas kyqjes në sistem ju online mund të paraqitni kërkesën për regjistrim të biznesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës për llojet e bizneseve, si në vijim:

o Biznes individual
o Ortakëri e përgjithshme
o Ortakëri e kufizuar
o Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara
o Shoqëri aksionare
o Kompani e huaj
o Kooperativa Bujqësore

Pronarët dhe përfaqësuesit e autorizuar online mund të paraqesin këto kërkesa në ARBK, si në vijim:

o Kërkesa për ndryshim të emrit
o Kërkesa për ndryshim të adresës
o Kërkesa për ndryshim të tipit
o Kërkesa për ndryshim të numrit të punëtorëve
o Kërkesa për ndryshim të aktivitetit
o Kërkesa për ndryshim të pronarëve
o Kërkesa për ndryshim të bordit
o Lista kërkesave për ndryshim të njësisve
o Kërkesa për ndryshim të kapitalit
o Kërkesa për ç'regjistrim
o Kërkesa për ndryshim përfaqësuesi/drejtori
o Kërkesa për informata
o Kërkesë për certifikatë dublikat

Nëse gjatë aplikimit online ju shfaqen probleme teknike, mund të kontaktoni në emailin rbk@rks-gov.net.

ARBK

Identifikohu

Shqip | English | Serbian


Nëse nuk keni llogari të hapur? Regjistrohu.


©2019 - ARBK